Reperja e njohur Rina Balaj ka marrë vëmendjen e të gjithëve me anë të një postimi të bërë së fundmi. Si asnjëherë më parë, ajo ka pozuar tërësisht e zhveshur por është kujdesur që t’i mbulojë pjesët intime.
Rina ka publikuar në Instagram një foto nga vaska. Reperja ka fotografuar veten para pasqyrës dhe fotoja në fjalë ka marrë komente të shumta nga ndjekësit.
Reperja shihet me flokët në ngjyrë blu. Tashmë e dimë të gjithë sa shumë i pëlqen Rinës të eksperimentojë me look-un e saj dhe ajo ka provuar pothuajse çdo ngjyrë.