Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ka ndarë poza të ndryshme gjatë ditëve të fundit duke treguar se po shijon maksimalisht ditët pranë detit dhe rrezeve të diellit.
Së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shfaqet me format perfekte fizike, krah së cilës ka shkruar: “E puthur nga dielli”.
Ndjekësit kanë komentuar menjëherë poshtë fotos duke e komplimentuar këngëtaren për ‘look-un’ e saj.
Peristeri ka publikuar së fundmi edhe dy projekte muzikore, duke qenë mjaft aktive edhe në muzikë.