Teksa po qëndronin jashtë duke shijuar muzikën në sfond, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë diskutuar në lidhje me nominimin. Këngëtari i tha se nuk e morën vesh nëse i duan njerëzit brenda apo jo, se ishte Bledi Mane që u largua vetë.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Plus jam vetë në nominim, nuk kam frikë, ju të tre…
Kiara: Nuk po them se ke frikë
Luizi: Ishim në nominim ne me Bledin. Nuk u mor vesh a na duan njerëzit jashtë apo brenda as ty, as mua
Kiara: E ti do ta marrësh vesh tani?
Luizi: Absolutisht që po. Edhe mos rri si dylekësh, mos rri si pulë
Kiara: Seriozisht e ke?