3 mënyra natyrale si të zbardhni vetë dhëmbët në shtëpi – AlpeGossip
3 mënyra natyrale si të zbardhni vetë dhëmbët në shtëpi

3 mënyra natyrale si të zbardhni vetë dhëmbët në shtëpi

Mënyra të thjeshta dhe të pakushtueshme, që nuk kanë të bëjnë me sodë buke.
Buzëqeshja është gjesti më i bukur dhe më pozitiv që një njeri mund ti përcjellë të tjerëve. Një buzëqeshje e bukur bën të mundur fitimin e pëlqimit dhe tërheqjes së njerëzve që të rrethojnë. Për një buzëqeshje 1 milion dollarësh si të VIP-ve nuk duhet vetëm që dhëmbët të jenë të rregullt dhe të kujdeseni për to, por edhe të shkëlqejnë nga bardhësia e tyre.

Sigurisht zbardhjet profesionale tek dentisti janë shumë efektive por edhe shumë të kushtueshme. Mësoni këto 3 mënyra natyrale dhe pa kosto si ti zbardhni vetë dhëmbët në shtëpi.

1-Me Turmenik (Shafran Indie)

Ajo është e pasur me veti anti-inflamatore dhe antibakteriale. Në një lugë turmenik shtoni disa pika vaj kokosi dhe fërkoni dhëmbët me një furçë për disa minuta.

2-Me lëkurë banane

Lëkura e bananes përmban minerale si kalium, magnez, mangan që shërbejnë në eliminimin e njollave dhe zbardhjen e dhëmbëve. Merrni pjesën e brendshme të lëkurës së bananes dhe fërkoni dhëmbët për disa minuta.

3-Me selino

Selinoja është shumë e pasur me celulozë, një fibër e fortë, që vepron si një skrab natyral për dhëmbët. Kjo ndihmon në largimin e njollave, pllakave dentare dhe zbardhjen e dhëmbëve.