PËR TË SHMANGUR TË PAPRITURAT/ Ja si t’i ruajmë mirë rrobat në dollap – AlpeGossip
PËR TË SHMANGUR TË PAPRITURAT/ Ja si t’i ruajmë mirë rrobat në dollap

PËR TË SHMANGUR TË PAPRITURAT/ Ja si t’i ruajmë mirë rrobat në dollap

Kjo ndodh edhe ne ato raste kur ju i keni lare dhe hekurosur ato mire e mire. Nga me te zakonshmet janë njolla qe mund te kenë marre gjate qëndrimit, por ne radhe te pare është fjala për aromat e pa përshtatshme qe thithin.
Për te shmangur te papriturat e pa këndshme, gjeja e pare qe do te duet te bëni është lenia e teshave jashtë dollapit.
Kjo do te beje qe për një kohe te shkurtër ato te humbasin aromën e keqe. Kur kemi te bëjmë me tesha leshi, por edhe mëndafshi, këshillohet qe ato te kalohen paraprakisht me avull dhe me pas i lini ato te thahen.

Kur sapo keni hequr nga trupi këmishën apo pantallonat, përpara se t’i varni ato, këshillohet qe te mbyllni te gjitha kopsat dhe zinxhirët.
Ne rastet kur keni te bëni me xhaketa dhe triko te trasha, këshillohet qe ato te shtrihen mire dhe te mos krijojnë rrudha.
Kur është fjala për tesha te vogla, sikurse çorape, te brendshme, komplete te ndryshme etj, këshillohet qe ato te ruhen ne sirtarë, brenda ndonjë këllëfi jastëkësh.
Për rroba qe ruhen për një kohe te gjate ne dollapë, këshillohet qe ato te shoqërohen me toptha te vogla naftaline apo lule te thara livande.