“ËSHTË PRIVATE”/ Jasmina i bëri rrëmujë të gjithë me deklaratën, Adrian Bujupi zbulon si qëndron e vërteta – AlpeGossip
“ËSHTË PRIVATE”/ Jasmina i bëri rrëmujë të gjithë me deklaratën, Adrian Bujupi zbulon si qëndron e vërteta

“ËSHTË PRIVATE”/ Jasmina i bëri rrëmujë të gjithë me deklaratën, Adrian Bujupi zbulon si qëndron e vërteta

Ka disa kohë që në rrjet po qarkullojnë zëra se Jasmina Kadriu dhe Ardian Bujupi, janë në një lidhje dashurie. Madje ishte vetë ish-konkurrentja e “Për’puthen” ajo që i bëri rrëmujë të gjithë me një deklaratë të bërë gjatë një interviste.

Ajo nuk i mohoi shkëndijat më këngëtarin duke thënë se nuk kanë patur komplekse me njëri-tjetrin.

“Bashkëpunimi shkoi shumë këndshëm dhe shumë bukur. Kjo ka qenë hera e parë që e takova. Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje. Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie e kam patur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbajë private. Dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme. Ndoshta ka patur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara”, është shprehur Jasmina në një intervistë për “ATV”.

“Kemi vendosur ta mbajmë private”/ Jasmina i bëri

Por nga ana tjetër ka ardhur një reagim më i qartë. Duket se këngëtari i njohur ka vendosur që të tregojë se si qëndron e vërteta mes tyre.

Burime të afërta me Bujupin thanë për “Indeksonline” se artisti nuk është në një lidhje dashurie, duke mohuar lajmet që kanë qarkulluar gjatë këtyre ditëve.

“Jo, Ardiani nuk është në lidhje dashurie me Jasminën as me këdo tjetër. Ai është single”, tha burimi duke shtuar se momente e nxehta mes dyshes kanë ndodhur gjatë xhirimieve të klipit të tij.