Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, ndodhet prej disa ditësh me pushime në Maldive. Teksa po shijon detin dhe rrezet e diellit së bashku me bashkëshortin, Mark Frroku dhe vajzën e saj, ajo nuk ka ngurruar që në “Instagram” të postojë imazhe nga këto pushime luksoze.
Rudina ka ndarë me ndjekësit foto ku shfaqet së bashku me Markun dhe të bijën. Por jo vetëm kaq, pasi nuk mungojnë edhe pozat me rroba banje dhe shfaqet në super formë.
“Hot mooo”, ka shkruar ajo krahas fotove ku shfaqet me bikini të zeza dhe që menjëherë janë pëlqyer nga ndjekësit. Aktorja ka treguar se ka filluar të merret vazhdimisht me palestër dhe rezultati shihet qartë.