KLEDI KADIU I ZURI VENDIN/ Ja pse u largua Albi Nako nga “Dance With Me” (FOTO) – AlpeGossip
KLEDI KADIU I ZURI VENDIN/ Ja pse u largua Albi Nako nga “Dance With Me” (FOTO)

KLEDI KADIU I ZURI VENDIN/ Ja pse u largua Albi Nako nga “Dance With Me” (FOTO)

Siç ka lajmëruar edhe prezantuesja e spektaklit” Dance with me”, Alketa Vejsiu në datën 10 shtator do të startojë sezoni i ri i spektaklit të njohur, ku siç dihet tashmë do të ketë ndryshime në juri. Pak ditë më parë u konfirmua lajmi se balerini me famë ndërkombëtare, Kledi Kadiu do të ishte pjesë e sezonit të pestë dhe do të zinte vendin e koreografit Albi Nako.

Siç tregon dhe revista ‘Class’, juria e ‘Dance with me 5’ do të përbëhet nga Kledi Kadiu, Valbona Selimllari dhe Robert Aliaj. Ndërkohë ‘Class’ tregon se ka qenë Albi Nako ai i cili është tërhequr vetë nga angazhimi me këtë produksion, pasi sipas tij roli i tij krijon konflikt interesi me konkurrentët që përgatiten prej tij në sallën e vallëzimit gjatë javës.

Albi për të shmangur çdo lloj polemike do të vazhdojë të jetë Drejtor Artistik i këtij spektakli dhe do të punojë në prapaskenat e tij, duke ndihmuar VIP-at që do konkurrojnë të përgatisin koreografitë e tyre.