ÇFARË PO NDODH ME “BABASTARS”? Cozman vendos të heqë dorë: Repera fallco, qenkan askushi! (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH ME “BABASTARS”? Cozman vendos të heqë dorë: Repera fallco, qenkan askushi! (FOTO+VIDEO)

ÇFARË PO NDODH ME “BABASTARS”? Cozman vendos të heqë dorë: Repera fallco, qenkan askushi! (FOTO+VIDEO)

Prej disa vitesh Cozman ka qënë një nga pjesëtarët e labelit më të fashmëm të repit në Shqipëri “Babastars”. Pas një serë bashkëpunimesh duket se ai ka vendosur të heqë dorë nga të qënit “Babastars”.

Përmes disa videove të publikuara në Instastory, Cozman ka falenderuar mbështetësit e muzikës së tij dhe ka kërkuar falje se nuk ka qënë i pranishëm në koncerte kohët e fundit.

Mirëpo në atë që tha ai la të nënkuptohej se është lodhur nga reperat fallco  dhe ka vendosur të fillojë me projekte të reja dhe ndryshe.

“U kërkoj falje fansave për anulimin e koncerteve, por dua të filloj gjëra të reja. Nuk mundem më me repera fallco, këta nuk ishin askush. Kështu që kam bërë një pushim që të pushoj dhe të rregulloj disa gjëra. Unë do të vij, por këtë herë do të vij ndryshe” – është shprehur Cozman.

Mesa duket marrëdhëniet mes djemve të “Babastars” nuk po shkojnë si duhet pasi pak muaj më parë edhe Skivi hoqi dorë nga  “Babastars”, gjithashtu edhe Agon Amiga po përflitet për ndarje nga grupi, megjithatë e gjitha mbetet të shihet në vazhdim.