PASI TRADHËTOI BALERINËN E NJOHUR/ Dj Sardi argëtohet së bashku me Jonida Vokshin (FOTO) – AlpeGossip
PASI TRADHËTOI BALERINËN E NJOHUR/ Dj Sardi argëtohet së bashku me Jonida Vokshin (FOTO)

PASI TRADHËTOI BALERINËN E NJOHUR/ Dj Sardi argëtohet së bashku me Jonida Vokshin (FOTO)

Vetëm disa ditë më parë ka qarkulluar lajmi se Dj Sardi i ka dhënë fund lidhjes së tij me balerinën e njohur të Tv Klan, Jora Hoda. Edhe pse ata nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht romancën e tyre, mendohet se kanë qenë në një lidhje prej 3 vitesh.

Nga miq të afërt me çiftin, është mësuar se një prej arsyeve të kësaj ndarjeje mund të jetë edhe një kontratë profesionale e Jorës në Amerikën Latine. Por disa lajme të tjera kanë shkruar se arsyeja e vërtetë ndarjes së çiftit është tradhëtia.

Çifti ka qenë në hedhjen e një hapi tepër të rëndësishëm pasi mësohet se ata kanë qenë gati për të zyrtarizuar lidhjen e tyre në fejesë, por Sardi e ka tradhtuar balerinën.

 

Ndërkohë Dj Sardi është parë kohët e fundit me aktoren dhe moderatoren e njohur Jonida Vokshi. IN LIFE ka kapur një foto të tyre në teatër teksa ata ishin duke parë shfaqjen “Tag” tek “Turbina”. Ata janë parë të lumtur nën prezencën e njëri-tjetrit dhe shumë të afërt.

 

Gjithashtu Sardi ka filluar i le edhe komente moderatores simpatike nëpër foto, duke na bërë që të dyshojmë akoma më shumë nëse ata janë çifti më i ri showbizit.
Këtë ne nuk dimë të themi me siguri të plotë, prandaj na ngelet veçse të presim.