SIPAS NGJYRËS SË SYVE/ Ja cilën paletë duhet të blejmë për t’i nxjerrë më në pah – AlpeGossip
SIPAS NGJYRËS SË SYVE/ Ja cilën paletë duhet të blejmë për t’i nxjerrë më në pah

SIPAS NGJYRËS SË SYVE/ Ja cilën paletë duhet të blejmë për t’i nxjerrë më në pah

Paletat për sytë janë bekim dhe mallkim në të njëjtën kohë! Nga njëra anë, ka një pafundësi me ngjyra për të provuar, ndërsa në tjetrën është e pashmangshme që përfundojmë të përdorim vetëm tre ngjyra nga paleta dhe të tjerat mbeten të paprekura. Por herën tjetër në vend që të bini pre e ngjyrave të bukura të paletës, ju sugjerojmë që të blini atë që shkon me ngjyrën e syve tuaj. Në këtë mënyrë, do të jeni të nderuar dhe sytë do të shndërrisin.

Sytë kafe

Për sytë kafe, paletat që përmbajnë ngjyrat blu dhe lejla janë të duhurat sepse nxjerrin në pah sytë tuaj. Gjithashtu, mos hiqni asnjëherë dorë nga ngjyrat neutrale, të cilat mund t’i përdorni gjatë përditshmërisë.

Sytë blu

Për sytë blu, ngjyrat rozë, tonalitetet e kuqe dhe ato të arit janë të duhurat. Nga ana tjetër, nëse i kombinoni këto nuanca mund të realizoni pamjen dramatike për mbrëmjet.

Sytë jeshile 

“Byrdie” rekomandon që të përdoren ngjyrat portokalli ose lejla për të shkëlqyer me sytë jeshile. Ndaj gjithmonë pasi të përfundoni me make up-in, mos harroni të vendosni atë prekjen magjike në ngjyrë lejla. Në rastet që jeni në humor dhe keni dëshirë të luani me tualetin, mund të guxoni me ngjyrat kafe dhe ato neutralet duke i kombinuar me lejlanë.