JASMINA APO SABRINA? Ardiani sapo na ‘turbulloi’ me përgjigjen e tij – AlpeGossip
JASMINA APO SABRINA? Ardiani sapo na ‘turbulloi’ me përgjigjen e tij

JASMINA APO SABRINA? Ardiani sapo na ‘turbulloi’ me përgjigjen e tij

Ardian Bujupi ëshë shpesh në qendër të vëmendjes, sidomos për jetën e tij personale por gjithashtu edhe për atë profesionalen. Së fundmi, ai ka publikuar këngën “Gelato” në bashkëpunim me Ledrin dhe ka marrë shumë klikime në Youtube.

Mirëpo, emri i tij është lakuar shumë lidhur me marrëdhënien e tij me Jasmin Kadriun por edhe me Sabrine Khan. Këngëtari është përfolur për romancë herë me njërën e herë me tjetrën, por si është e vërteta?

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në “Prive”, por sërish ka ‘turbulluar’ me deklaratën e tij.

Ai ka thënë se Jasminën e ka vetëm shoqe dhe takohen shpesh kur ai vjen në Shqipëri. Jo vetëm kaq por Ardiani ka treguar edhe se si duhet të jetë e dashura e tij.

“E dashura ime duhet të jetë e dashur, e civilizuar, e respektueshme. Jasmina dhe Sabrine i çmoj të dyja dhe kam një lidhje shumë të mirë. Me Jasminën takohemi çdo herë kur vij në Shqipëri dhe e kam shoqe…Dasmën sidomos nënës sime kam qejf t’ia plotësoj si dëshirë, por duhet edhe të mos kem presion dhe të mendoj për veten. Jam dakord të krijoj familje, por ende nuk ka ardhur momenti.“-tha ai.

Jasmin ka qenë pjesë e një klipi të Bujupit dhe që atëherë, ata janë folur për një lidhje të mundshme. Madje, ata postuan edhe shumë foto romantike së bashku, ku shiheshin shumë të afërt. Jo vetëm kaq por ai u shfaq edhe në ditëlindjen e Sara Hoxhës së bashku me Jasminën. Gjithashtu, ai është përmendur shpesh edhe për raportin me modelen Sabrine Khan. Më heret, ai ka postuar një story me modelen teksa gatuante për të duke i bërë lëmsh të gjithë akoma më shumë.