Me anë të një komenti në ‘Twitter’, Ariana Grande u shpreh se këtë vit nuk do të lidhej me asnjë. Por siç duket ajo e ka paksa të vështirë ta mbajë fjalën, sepse së fundmi është shfaqur përkrah ish-partnerit të saj, Ricky Alvarez. Ariana është fotografuar e lumtur dhe e shkujdesur pranë tij. Ata të dy kanë kaluar ditën e parë të vitit bashkë në New York.














