Dua Lipa flet për ngacmimet seksuale/ Jam me fat që nuk kam… – AlpeGossip
Dua Lipa flet për ngacmimet seksuale/ Jam me fat që nuk kam…

Dua Lipa flet për ngacmimet seksuale/ Jam me fat që nuk kam…

Dua Lipa ka folur për ngacmimin seksual, seksizmin dhe fushatën #MeTo, derisa është paraqitur në ballinën e revistës së famshme GQ
Shumë shpejt depërtoi në botën e industrisë muzikore.

Tani Dua Lipa ka treguar se arritja e famës në një yll botërorë nuk ka qenë e lehtë derisa gjatë kësaj rruge ajo ka pasur edhe përvoja interesante me bazë seksizmin.

Këngëtarja 22 vjeçe – e cila së fundmi u shpërblye me dy çmime në Brit Awards – ka treguar për revistën GQ për presionin e të qenit grua në muzikë, e ku bashkë me intervistë kanë ardhur edhe disa fotografi të mahnitshëm të saj

“Jam me fat që nuk kam përjetuar ndonjë ngacmim të rëndë seksual gjatë kësaj rruge. Por fushata #MeToo është shumë e rëndësishme. E dini, qysh në shkollë, duke u rritur në përqafime apo ndonjë gjë tjetër, është ngulur në kokat tona që djemtë do të jenë djem dhe nuk është lënduese dhe punë e madhe nëse ata na thonë këto gjëra”, ka thënë ajo.

“Ashtu sikurse pëshpërimat, për dikë mund të mos duket shumë, por kjo ndikon në gjendjen e juaj, njerëzit ngacmohen edhe me mënyrën për veshjen

Dua tutja ka folur edhe për albumin e saj të dytë që është në dalje e sipër, derisa ka pranuar se do të këtë prapë këngë “të stilit vallëzim qaraman”.

“Është sikurse një vallëzim në vaj. Është një album pop me të cilin do të jeni në gjendje të vallëzoni, por shumica e këngëve janë balada romantike që do ju bëjnë të qajnë. Shumëkujt do i thyhet zemra dhe do të këtë edhe pak manipulime me emocionet”, ka thënë Dua.

Intervistën e plotë të Duas në GQ do të mund ta lexoni më 5 prill.