“JO VETËM THASHETHEME E SJELLJE VULGARE”/ Publiku priste spektakël brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por… – AlpeGossip
“JO VETËM THASHETHEME E SJELLJE VULGARE”/ Publiku priste spektakël brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por…

“JO VETËM THASHETHEME E SJELLJE VULGARE”/ Publiku priste spektakël brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por…

“Big Brother” është reality show më i suksesshëm dhe kësaj radhe është rikthyer në ekranin e Top Channel në një format krejt ndryshe nga herët e tjera. Ndryshe nga sezonet e mëparshme, në shtëpi tani nuk janë njerëz të panjohur, por personazhe të njohur të ekranit që vijnë nga fusha të ndryshme të artit.

Publiku tashmë ka mundësi që të njohë yjet në një këndvështrim tjetër, jo vetëm përmes muzikës, aktrimit apo profesionit që bëjnë. Publiku tani do të mund t’i njohë më mirë nga ana e karakterit, nga ana e përditshmërisë së tyre.

VIP-at prej disa ditësh kanë nisur bashkëjetesën në shtëpinë më të përgjuar në Shqipëri. Por edhe pse ende nuk janë bërë shumë ditë që janë të izoluar në shtëpinë më të famshme, ata menjëherë rrëfyen detaje nga më të ndryshmet nga jeta e tyre private.

Nëse jashtë ishin treguar shumë hermetikë për jetën e tyre personale, krejt e kundërta ndodhi brenda “Big Brother”. Personazhet e njohur nuk ngurruan që të rrëfenin tradhtitë bashkëshortore, dhunën në familje dhe shumë detaje të tjera.

Por jo vetëm kaq, pasi ata gjithashtu janë përballur edhe me debate dhe sherre të shumta e të njëpasnjëshme. Teksa publiku priste që brenda kësaj shtëpi me banorë që janë këngëtarë, balerinë, aktorë, gazetarë, modele dhe modelë, të kishte vetëm humor, këngë e valle, ata duket se u zhgënjyen paksa.

Kjo për shkak të debateve të shumta që po ndodhin brenda shtëpisë por edhe gjatë spektaklit të së martës dhe premtes. Debati i parë që u përfol shumë brenda në “Big Brother” por edhe nga publiku ishte ai mes Palomës dhe Arditit. Ishte gazetarja ajo që ngacmoi me pyetjen “a je gay?” Arditin dhe më pas banorët e tjerë “shpërthyen” kundër saj.

Më pas vjen sherri mes Ilirit dhe Semit. Ishte një gjest i kësaj të fundit kundrejt balerinit të njohur, që ai të acarohet deri në atë pikë që fillimisht nuk pranon as faljen. Gjithçka nisi kur Iliri po bisedonte me Donaldin dhe ndërhyn Semi për të kuptuar se për çfarë po flisnin, ku ajo i tregon gishtin e mesit. Ndërkohë gjatë spektaklit ndërhyri edhe Donaldi, i cili tha se mendonte se Iliri po bënte shaka kur e mori aq seriozisht. Aktori i humorit shtoi se edhe balerini e kishte ngacmuar Semin.

Iliri gjithashtu është përfshirë në një debat tjetër, por kësaj radhe me Palomën. Gjithçka ka nisur për mosrespektimin e rregullave, pasi Iliri ka thënë se Paloma dhe Monika nuk respektojnë mbajtjen e mikrofonave dhe flasin nën zë. Balerini ka kërkuar që kjo mos të përsëritet më, pasi dënohen të gjithë, por mënyra si është thënë nuk është pëlqyer nga gazetarja. Ata i janë drejtuar njëri-tjetrit me fjalën “harbut”. Pas debatit, kur është larguar Iliri , Paloma ka nisur të qajë.

Të mos harrojmë sherrin e Semit dhe Fifit për një shkop që kjo e fundit kishte më shumë se dy ditë që e mbante në dorë nëpër shtëpi. Semi por edhe banorët e tjerë i thanë se kanë menduar se mund të gjuante ndonjë me të. Ajo u shpjegoi se nuk e ka rrjedhë dhe asnjëherë nuk mund të ndodhte një gjë e tillë.

I fundit është debati që nisi me disa prej banorëve me Monikën, kur kjo e fundit zbuloi se i gjithë sherri që ishte krijuar mes saj dhe Fifit prej disa ditësh ishte një lojë. Banorët nuk e kanë pritur aspak mirë këtë gjë pasi thanë se mund të kishte zgjatur maksimumi 1 orë por jo mbi 2 ditë.

Edhe në profilin zyrtar të “Big Brother VIP” në “Instagram”, ndjekësit kanë shprehur pakënaqësitë me banorët e famshëm. Ata shkruajnë se nga këta VIP-a që i kanë duartrokitur për artin e tyre, nuk po përcjellin asnjë vlerë në shoqërinë tonë.

“E di çfarë kupton nga ky sezon i BBV, që këta të ashtuquajtur VIP, të cilët publiku i ka përkrahur përmes artit të tyre, i ka duartrokitur, motivuar, nuk përcjellin asnjë vlerë në shoqërinë tonë. Vetëm zihen, bërtasin, luajnë pisët. Nuk janë aspak shembull për një popull të thjeshtë. Prandaj janë zgjedh këta si VIP-sa, se ata që janë vërtetë vlerë e artit tonë, nuk futen aty të telendisen me budalliqe, për ca klikime të qelbura”, shkruan një ndjekës.

“Jo vetëm thashetheme e sjellje vulgare”/ Publiku priste

Por një tjetër shkruan: “Po njerëz janë edhe ata, s’janë hyjni. Njerëz me talent dhe fat për të nxjerrë në pah talentin, për të tjerat janë njësoj si ne të tjerët, nxehen, bërtasin, dashurojnë, hidhërohen çdo gjë që ndjehet në jetën e përditshme”.

Një ndjekës i cilëson ata si “shumë të pasjellshëm” dhe shkruan: “Të paktën jeni artistë dhe transmetoni diçka më të bukur, jo vetëm thashetheme dhe sjellje vulgare gjithmonë duke u munduar të ulni tjetrin”.

“Jo vetëm thashetheme e sjellje vulgare”/ Publiku priste

“Njerëzit që kanë patur talente të jashtëzakonshme nëpër botë, kanë patur dhe vese nga më të ndryshmet. Kanë qenë të alkoolizuar, të droguar, me probleme derisa e kanë çuar veten edhe në vetëvrasje. Njeriu rritet si individ me vete, jo duke prit të marrë vlera nga televizioni që është për argëtim. As ata nuk e kanë për detyrë të edukojnë masat. Hapni librat dhe shikoni dhe ndonjë dokumentar ndonjëherë dhe s’do varesh nga vlerat e atyre aty”, shkruan dikush tjetër.

“Jo vetëm thashetheme e sjellje vulgare”/ Publiku priste

“Jo vetëm thashetheme e sjellje vulgare”/ Publiku priste