TJETËR TATUAZH? Kjo foto e Sokol Ballës na futi të gjithëve në mendime – AlpeGossip
TJETËR TATUAZH? Kjo foto e Sokol Ballës na futi të gjithëve në mendime

TJETËR TATUAZH? Kjo foto e Sokol Ballës na futi të gjithëve në mendime

Kur pamë fillimisht këtë foto të postuar nga Sokol Balla, menduam që trupit të tij iu shtua një tjetër tatuazh.

Moderatori dhe gazetari i njohur postoi një foto, ku dukej kyçi i këmbës së dikujt që po bënte tatuazh një prej objekteve të trashëgimisë kulturore të Tiranës, Piramidën.

“Vizito Tiranën dhe merr një pjesë të saj me vete. Këtë bëri dje një turist amerikan”, shkroi Sokol Balla në përshkrimin e fotos.

Në këtë mënyrë dëshmoi se nuk ishte ai personi që po bën këtë tatuazh, por një turist që mesa duket i ka mbetur në mendje kryeqyteti shqiptar.

Nga ana tjetër, pavarësisht profilit serioz Sokol Balla ka treguar se trupi i tij është i mbushur me tatuazhe.