Me 27 gusht, Adelina Tahiri mbajti për herë të parë në krahë vogëlushin e saj, të cilin e pagëzoi me emrin Jon.
Këtë të shtunë, këngëtarja e hitit “Mos u Kthe” do të jetë e ftuar në një intervistë plot me të papritura, me moderatorin Ermal Mamaqi në “Xing me Ermalin”. Në spotin e publikuar në rrjetet sociale, Adelina kthehet pas në kohë, në momentin që i zbuloi prindërve se ishte në pritje të ëmbël. Dhe duket se për babain e saj paska qënë një surprizë e madhe.
“Unë ngela shtatzënë dhe ia tregova babit dhe mu përgjigj: ‘Përse ju bëni kështu gjërash?’. ‘Po bëjmë i thashë” – tregoi duke qeshur Adelina Tahiri.
Ndër të tjera, Adelina Tahiri flet edhe për lidhjet e bashkëshortit të saj me Shqipërinë, ekzaktësisht me qytetin e Korçës.