“Do të martohesha me Neritan Liçajn”/ Habit aktorja shqiptare (VIDEO) – AlpeGossip
“Do të martohesha me Neritan Liçajn”/ Habit aktorja shqiptare (VIDEO)

“Do të martohesha me Neritan Liçajn”/ Habit aktorja shqiptare (VIDEO)

E ftuar të shtunën në emisionin “Shiko Kush Luan” do të jetë edhe aktorja e njohur Zamira Kita. Duket se aktorja është bërë pjesë e lojrave ngacmuese të emisionit dhe nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve plot spec të ideuar nga stafi realizuar. Ndaj në spotin e publikuar në rrjetet sociale, Zamira deklaron se do të kishte dëshirë të ishte martuar me aktorin Neritan Liçaj.

Sakaq, në emision është e ftuar edhe moderatorja Lei Kraja, e cila flet me shumë superlativa për partnerin e saj në kërcim, Robert Berisha. Dren Abazi, reperi Don Phenom, aktorja Delinda Disha, gazetari Ervin Kurti janë të ftuarit e rradhës në “Shiko Kush Luan”.

E ndërsa presim me padurim të shtunën, le të zbulojmë pakëz nga emisioni përmes këtij spoti.