LAJME TË MIRA/ 2023 viti i mundësive të dyta, Meri Shehu: Dy breza do marrin mësime të mëdha – AlpeGossip
LAJME TË MIRA/ 2023 viti i mundësive të dyta, Meri Shehu: Dy breza do marrin mësime të mëdha

LAJME TË MIRA/ 2023 viti i mundësive të dyta, Meri Shehu: Dy breza do marrin mësime të mëdha

Viti i ri që sapo është futur, 2023 parashikohet të jetë një vit i veçantë.

Astrologia Meri Shehu përshkruan panoramën e yjeve përgjatë vitit që po troket, ku do të ndiejmë shumë aspektin ekonomik. Dy planetë do ndryshojnë vendosjen e tyre dhe përsëritet një cikël 28-vjeçar i cili do të prekë dy breza. Kjo do të përsërisë historinë, por do të vendosë shenjat përballë zgjedhjeve për të mos bërë gabimet e së kaluarës.

Meri Shehu: Kam kënaqësinë që jam kaq vite me ty dhe më pëlqen që do them edhe për 2023-in gjërat që duhen thënë. 2023 është një vit shumë i veçantë sepse kemi një pozicionim të Jupiterit në dy shenja, në shenjën e Dashit dhe në shenjën e Demit dhe ne shijen e Dashit e kemi ndierë në verën e 2022-it, do ta ndiejmë tashmë deri në Maj 2023 dhe pastaj Jupiteri do kalojë në shenjën e Demit, do merremi shumë fort me ekonominë. Jupiteri në Dem takon Uranin dhe çështjet ekonomike pas Majit do jenë shumë të çuditshme, njëherë poshtë, njëherë lart, do kemi destabilizim, por do flasim më konkretisht.

Ajo që më pëlqen të theksoj për këtë vit është pozicioni i Saturnit dhe i Plutonit. Këta dy planetë të fuqishëm do ndryshojnë shenjë. Saturni pas 2 vitesh e gjysmë futet tashmë në shenjën e Peshqve në Mars dhe prek të gjithë plejadën e njerëzve që janë 28-30 vjeç. Të gjithë këta, para 28 vjetësh kanë lindur me Saturn në Peshk, kjo do të thotë që do të jetë një vit shumë i rëndësishëm për këtë brez, por edhe për një brez tjetër që janë 53-55 vjeç, të cilëve u rikthehet dhe njëherë Saturni në Peshk pas dy cikleve. Kjo do të thotë që dhe ata do kenë një vit shumë të fuqishëm, shumë dominant, do marrin disa mësime të mëdha, unë mendoj që jeta gjithmonë përsëritet në disa aspekte dhe ata do shikojnë çfarë do iu përsëritet ose çfarë gjërash nuk kanë bërë në vitet e 30-ta, do ta shikojnë çfarë mos ta bëjnë gabim tashmë edhe njëherë.