Komplimentoi Klaudia Pepën: Albana Osmani përfundon në sherr me ndjekësit për komentin e “papërshtatshëm” – AlpeGossip
Komplimentoi Klaudia Pepën: Albana Osmani përfundon në sherr me ndjekësit për komentin e “papërshtatshëm”

Komplimentoi Klaudia Pepën: Albana Osmani përfundon në sherr me ndjekësit për komentin e “papërshtatshëm”

Një foto e Kaludia Pepës në Instagram është bërë shkas që moderatorja Albana Osmani të debatojë me ndjekësit e saj.

Balerina publikoi një foto nga shtëpia, ku shfaqej e relaksuar në krevatin e saj të rregulluar. Kjo tërhoqi vëmendjen e moderatores Osmani, e cila tha se Klaudia e ka shtëpinë gjithmonë dritë.

Gjithmonë e ke shtëpinë dritë lum ti ! Nganjëherë kur shoh timen sikur ka plas lufta e tretë Botërore them me vete merr shembull nga Klaudia hahahahahha Pra po marr një Pastruese”, shkroi Albana.

Por fjala “pastruese” nuk i pëlqeu një ndjekëseje në Instagram, e cila e korrigjoi duke i thënë “merr një grua që të të ndihmojë me punët e shtëpisë” jo “pastruese”.

Sanitare ! Dhe unë pa të keq e thashë pastruese. Mund të ulem nga dërrasa e zezë pa me gjuajtur me ndonjë thupër, ia ktheu Albana me ironi.

Më pas reagoi Klaudia Pepa, e cila zbuloi se nga i vjen kjo mania për rregullsi: “Mua më ka ngelur rregulli nga profesioni, se përndryshe do ishim shoqe”.