Ditëlindja e çmendur e Samantës: Shihni si e fluturojnë në pishinë këngëtaren me gjithë rroba – AlpeGossip
Ditëlindja e çmendur e Samantës: Shihni si e fluturojnë në pishinë këngëtaren me gjithë rroba

Ditëlindja e çmendur e Samantës: Shihni si e fluturojnë në pishinë këngëtaren me gjithë rroba

Samanta Karavella feston sot ditëlindjen. Këngëtarja shqiptare mbush plot 28 vjeç, ndërsa ditën e madhe e ka pritur me shoqërinë e saj të ngushtë.

Samanta ka treguar çdo surprizë dhe të papritur që i ndodhi në orët e para të mëngjesit, përmes një serie videosh në Instagram.

Festa nisi që pa rënë nata, në një ambient buzë detit të dekoruar me qirinj. Kur shënuan akrepat 00:00 fishekzjarrët shpërthyen në qiell, ndërsa Samanta filmonte dhe falënderonte miqtë e saj.

E veçantë ishte edhe torta me logon e famshme “Louis Vuitton” dhe dollarë anembanë.

Por më i papritur ishte momenti kur miqtë e hodhën Samantën në pishinë, madje me gjithë rroba.