Pak ditë përpara mbërritjes në Kosovë/ Dua Lipa ka një mesazh për shqiptarët: Po kthehem në…(FOTO) – AlpeGossip
Pak ditë përpara mbërritjes në Kosovë/ Dua Lipa ka një mesazh për shqiptarët: Po kthehem në…(FOTO)

Pak ditë përpara mbërritjes në Kosovë/ Dua Lipa ka një mesazh për shqiptarët: Po kthehem në…(FOTO)

Muaj më parë u bë e ditur se këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa do të mbajë një koncert madhështor në Prishtinë me datë 10 gusht në parkun e Germisë. Tashmë që ditët po afrohen babai i Duas, Dukagjin Lipa ka mbërritur në kryeqytetin e Kosovës dhe ka postuar në Instagramin e tij një video nga posteri i koncertit. Ka qenë Dua e cila e ka ripostuar këtë video dhe ka shkruar edhe një mesazh për të gjithë Prishtinën e shqiptarët.

“Prishtinë shihemi edhe disa ditë. Po kthehem në shtëpi”.

Tashmë edhe 5 ditë kanë mbetur nga koncerti të cilin po e presin me padurim të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Një numër i madh personash nga Tirana dhe vendet e tjera të Shqipërisë kanë blerë biletat që të ndjekin nga afër Dua Lipën dhe të shijojnë LIVE hitet e saja botërore.