Elvana Gjata shënon rekord në You Tube, pikërisht atëherë kur dukej e pamundur! (FOTO+VIDEO) - AlpeGossip
Elvana Gjata shënon rekord në You Tube, pikërisht atëherë kur dukej e pamundur! (FOTO+VIDEO)

Elvana Gjata shënon rekord në You Tube, pikërisht atëherë kur dukej e pamundur! (FOTO+VIDEO)

Nuk ka kaluar as një muaj që kur Elvana Gjata ka publikuar në You Tube gjashtë këngët e minialbumit të saj të parë “3EP” dhe këngëtarja ka thyer rekorde.

18 milionë shikime tregon menaxheri i saj, Andi Gramo në Instagram, dëshmojnë suksesin e këtij eksperimenti të artistes.

 

Kapja e një numri të madh klikimesh në kaq pak kohë konsiderohet rekord duke marrë parasysh se këngët nuk i përkasin rrymave shumë të klikueshme; pop, hip-hop, r&b që dëgjojmë gjithandej, por janë një rikthim i melodive qytetare shqiptare dhe mesdhetare dhe njerëzit u afeksionuan kaq shumë pas tyre qysh prej herës së parë që i dëgjuan

Kënga ‘Xheloz’ kryeson listën si kënga më e pëlqyer me gati 6 milion shikime, pasuar nga ‘Gjërat kanë ndryshuar’ dhe ‘Më Fal’.

Pra mund të themi me siguri se bashkëpunimi i Elvanës me Pirro Çakon dhe Darko Dimitrov në një kohë kur repertori i muzikës shqiptare kishte nevojë për prurje të reja, rezultoi i suksesshëm.