”TA KURDISËN VALLA…”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat ”thumbojnë” VIP-at (FOTO) – AlpeGossip
”TA KURDISËN VALLA…”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat ”thumbojnë” VIP-at (FOTO)

”TA KURDISËN VALLA…”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat ”thumbojnë” VIP-at (FOTO)

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Më poshtë do të shihni komentet pikante të ditës: 

Adrola Dushi ka postuar një foto ku duket sëbashku me miken e saj Xhesika Berberin dhe e falenderon këtë të fundit për mbështetjen që i dha gjatë netëve të ”Kënga Magjike”. Një komentues ka menduar se kjo foto është momenti më i mirë për ti thënë Adrolës se nuk i shkon ngjyra e bardhë. 

Fifi ka postuar një foto të sajën teksa duket duke kënduar dhe një ndjekëse ka patur diçka për ti thënë në lidhje me fitoren tek ”Kënga Magjike”.

Elvana Gjata ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku lajmëron se kënga me të cilën do të paraqitet në Festivalin e RTSH tashmë është publikuar por një fanse është ndjerë pak e ”zhgënjyer” që as këtë herë Elvana nuk ka bërë një këngë ”kryeqytetase”. /AlpeGossip.al