NGA OFENDIMET DERI TEK KONFLIKTET FIZIKE/ Sherret për pikë në ”Këngën Magjike” nuk do të përfundojnë kurrë – AlpeGossip
NGA OFENDIMET DERI TEK KONFLIKTET FIZIKE/ Sherret për pikë në ”Këngën Magjike” nuk do të përfundojnë kurrë

NGA OFENDIMET DERI TEK KONFLIKTET FIZIKE/ Sherret për pikë në ”Këngën Magjike” nuk do të përfundojnë kurrë

”Kënga Magjike” përfundoi dhe për këtë vit dhe fituese u shpall Eneda Tarifa me këngën ”Ma zgjat dorën”. Ndryshe si çdo vit, këtë herë festivali u zhvillua për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti dhe mbante sloganin ”Këndo për të ndërtuar”.

Diçka që mbeti dhe këtë vit njësoj si të tjerat ishte debati për pikët e dhëna nga ana e artistëve për njeri-tjetrin. Në fakt këtë lloj debati e shohim gjithmonë pas përfundimit të festivalit, kështuqë do të ishte çudi nëse këtë herë do të mungonte.

Për këtë arsye ne kemi bërë një përmbledhje të disa prej konflikteve më të përfolura që kanë ndodhur për shkak të votimit nga artistët për njëri-tjetrin.

Ardit Çuni dhe Eneda Tarifa

Këngëtari pas përfundimit të natës finale iu drejtua Eneda Tarifës me një video ”thumbuese” ku shprehej i zhgënjyer për faktin se ajo e kishte vlerësuar me 0 pikë.

Videon ai shoqëroi me shkrimin: Kjo video 20 nëntor para votimeve. Kur miqtë e tu të lajnë e të lyejnë dhe në fund të japin 0 pikë në Këngë Magjike. Ah mikja ime sa keq më vjen për ty dhe fletën tënde të vitimit kushdo ta ketë plotësuar.

Pas kësaj, i ftuar në ”ThumbOn”, Arditi u shpreh: Une dhe Eneda jemi miq prej kohësh prandaj më dhembi. Nuk jam mërzitur pse nuk dola në finale se u bë lëmsh me votimet. Pse u lëndova është fakti që unë nuk i toleroj dot pafytyrësitë. Nuk doja të bëja lajm mediatik, nuk doja të reagoja. Mbrëmë po e ndiqja në shtëpi festivalin dhe u shokova kur pashë që Eneda më kishte dhënë 0 pikë. I shkruajta Enedës dhe i thashë e di që po pret një mesazh urimi, por ndoshta vendosi producenti jot i dashur, Flori Mumajesi për pikët e tua.

Ndërsa mesazhi që i kishte kthyer Eneda ishte: “Meqe ke vendos ta bësh publike, bëje publike në të kundërt mesazhin do ja çoj Florit”.

“I thashë mos u shqetëso sepse mesazhin ia kam derguar vet Florit”, tregoi Arditi. Këngëtari deklaroi se ky është viti i fundit që merr pjesë në “Kënga Magjike”

Fifi- Eneda Tarifa

Pasi Eneda Tarifa u shpall fituese e ”Këngës Magjike” duket se jo vetëm publiku por as Fifi nuk ishte e kënaqur me rezultatin që doli. Një ditë më vonë në rubrikën që Ardit Gjebrea i kushton ”Këngës Magjike”, para se Eneda të performonte Fifi mori fjalën për të lënë të kuptohet se në këtë festival, më shumë rëndësi ka ajo çfarë mendon publiku. Pas kësaj, mundëm të shihnim se dy këngëtaret nuk e ndiqnin më njëra-tjetrën në rrjetet sociale pavarësisht se më parë kanë qenë mike dhe gjithashtu bashkëpunëtore në projekte muzikore.

Stine dhe Flori Mumajesi

Në ”Kënga Magjike 2015” për shkak të votave dhe pikëve ndodhi dhe konflikti midis dy kantautorëve që përfundoi deri në përleshje fizike. Në përfundim të votimeve, pa u shpallur ende fituesi i festivalit, Flori u nis për të dalë nga Pallati i Kongreseve, por nga pas ndoqi Stine, i cili pas disa batutash ofenduese, e goditi këngëtarin me një send të fortë në fytyrë. Për sa i përket pikëve nga të cilat nisi çdo gjë, dihet se teksa Stine i dha Florit 26 pikë nga 30 maksimumi, ky i fundit e vlerësoi Stinen me vetëm 2 pikë.

Fifi dhe Çiljeta Xhilaga

Njësoj si rastet e tjera dhe ky konflikt ka ndodhur përshkak të pikëve të dhëna nga Fifi për Çiljetën. E ftuar në ”Thumb” pas ”Kënga Magjike” për të folur lidhur me këtë prishje të miqësisë Fifi është shprehur: Asgjë s’ka ndodhur përveçse punës së pikëve tek “Kënga Magjike”. Është ndjerë e ofenduar dhe e fyer dhe jo e respektuar se unë i kam dhënë 7 pikë. Por duhet të ishin ata që s’u kam dhënë pikë fare të mërzitur. Çiljeta e di shumë mirë çfarë vendi ka tek unë. Jo nuk flasim. Çiljetës i kam kërkuar falje publikisht dhe i kërkoj falje prapë. I kam çuar mesazh dhe i kam thënë : Nëse respekti im ndaj teje vërehet nga pikët e “Kënga Magjike”, atëherë nuk kemi çfarë diskutojmë më shumë. Nuk më ka kthyer. Nuk e kam bërë me qëllim atë. Unë doja të nxirrja Fifin artiste jo mike. Fifi është pak më shumë artiste sesa mike.

Rozana Radi- Soni Malaj 

Soni Malaj dhe Rozana Radi njiheshin për miqësinë e tyre dhe për faktin se shumë nga baladat e Sonin mbanin emrin e Rozanës. Në ”Kënga Magjike 2016” ku merrnin pjesë të dyja këngëtaret, lindën pakënaqësitë pasi sipas Sonit kënga e saj nuk u vlerësua siç duhej ndërsa nga ana tjetër, Rozana u shpall fituesja e atij viti. Mes dy mikesha hyri pakënaqësia në shpërndarjen e pikëve e madje Soni në një intervistë të atëherëshme u shpreh se mediat ishin urdhëruar që të mos shkruanin për të por të favorizonin vetëm Rozana Radin dhe Arilena Arën.

Anxhela Peristeri- Elhaida Dani

Në ”Kënga Magjike 2017”, mes Anxhela Peristerit dhe Elhaida Danit ka patur një debat përsa u përket pikëve. Fituese u shpall Anxhela dhe Elhaida mori vendin e dytë, gjë e cila duket se shkaktoi hatërmbetje dhe dukshëm ra në sy në rubrikën që i kushtohet festivalit 1 ditë pas përfundimit të tij. Elhaida dukej qartë se nuk ishte dakord me fituesen e shpallur pra Anxhelën dhe për këtë mbajti një qëndrim shumë serioz në studio. /AlpeGossip.al