HIDHINI NJË SY/ Filmat më të mirë të 2023, sipas BBC – AlpeGossip
HIDHINI NJË SY/ Filmat më të mirë të 2023, sipas BBC

HIDHINI NJË SY/ Filmat më të mirë të 2023, sipas BBC

Bota e kinematografisë është e pafundme dhe çdo ditë shfaqet një premierë, por jo të gjithë ia vlejnë të ndiqen. BBC rekomandon edhe një listë filmash që kanë dalë gjatë këtij viti.

Saint Omer, banzuar në një histori të vërtetë, qëndron në vend të parë. Regjisorja franceze Alice Drop ka përdorur përvojën e saj në krijimin e dokumentareve. Konkretisht në Saint Omar flitet për një grua te re seneëgaleze në France, e cila akuzohet për braktisjen e foshnjës së saj në një plazh.

Për t’ia lënë vendin e dytë “Close” me një dramë delikate, sfidat dhe bullizmi që hasin dy adoleshentët që janë shpërngulur në një ambient të ri shkollor e bëjnë atë më tërheqës për të rinjtë.

John Wick, Holy Spider, The Worst Ones, The OE janë pjesë e kësaj liste.

Për adhuruesit e zhanrit Thriller, BBC sugjeron Return to Seoul apo Infinity Pool.

Polite Society është një nga komeditë më të freskëta, më argëtuese për t’u pare këtë vit.

How to Blow Up a Pipeline, përmbyll listën dhe prezanton një grup eko-aktivistësh që po planifikojnë të bombardojnë një tubacion nafte në Teksasin Perëndimor. Ata të gjithë janë lënduar nga ndotja, lakmia e korporatave dhe kriza klimatike, dhe kjo, ata besojnë, është e vetmja mënyrë për të luftuar.