KËTË NUK E PRISNIM/ Renato Mekollin e zë gjumi në ”Hell’s Kitchen” – AlpeGossip
KËTË NUK E PRISNIM/ Renato Mekollin e zë gjumi në ”Hell’s Kitchen”

KËTË NUK E PRISNIM/ Renato Mekollin e zë gjumi në ”Hell’s Kitchen”

Me datë 11 Tetor nisi sezoni i dytë i emisionit shumë të ndjekur të gatimit ‘Hell’s Kitchen’ nga Renato Mekolli. Realizimi i tij kërkon shumë përgjegjshmëri dhe përkushtim.

Vetë Renato ka rrëfyer  se atij i duhet të punojë 24 orë pa ndalim, duke lënë pas dore si gjumin ashtu dhe ushqimin. Së fundmi shefi i kuzhinës, ka treguar se ndonjëherë kur oraret e xhirimeve zgjasin shumë, atij i duhet të flejë në “Hell’s Kitchen”.

Ai ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit, ku shihet duke vjetur në një divan. “Kur oraret e xhirimeve zgjasin shumë dhe ti fle në ‘Hell’s Kitchen’”, ka shkruar Renato.