DY VITE PAS VDEKJES SË NËNËS/ Këngëtarit të njohur i ndërron jetë motra 18-vjeçare – AlpeGossip
DY VITE PAS VDEKJES SË NËNËS/ Këngëtarit të njohur i ndërron jetë motra 18-vjeçare

DY VITE PAS VDEKJES SË NËNËS/ Këngëtarit të njohur i ndërron jetë motra 18-vjeçare

Motra e këngëtarit të njohur të ish-grupit “One Direction”, Louis Tomlinson, ndërroi jetë në moshën 18-vjeçarja. Felicite Tomlinson u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Londër mesditën e së mërkurës.

Modelja dhe influencuesja e mediave sociale dyshohet se ndërroi jetë pas një ataku në zemër.

“Në këtë fazë ende nuk dihet arsyeja e saktë. Autopsia do të bëhet në kohën e duhur”, thuhej në deklaratën nga policia.

Ajo postoi për herë të fundit në Instagram, ku ka mbi 1.3 milionë ndjekës, të dielën e 10 marsit.

“Nuk e di pse dukem kaq e shokuar”, shkruante Felicite në mbishkrimin e fotos, ku pozonte para pasqyrës.

View this post on Instagram

Don’t know why I look so shocked 🖤

A post shared by Félicité Tomlinson (@felicitegrace) on

Louis mësohet se do të performonte këtë fundjavë këngën “Two of us”, e realizuar në kujtim të nënës së tij të ndjerë.

“Nuk do ta dish kurrë sesa më ka marr malli/ Ditën që të morën, do të doja të isha unë në vendin tënd”, thuhet ndër të tjerash në tekstin e këngës.

Nëna e tij Johannah u nda nga jeta në moshën 43-vjeçare në 2016-n, pas një beteje të gjatë me leuceminë.

Këngëtari ishte shprehur për mediat se e kishte shumë të vështirë ta performonte këngën para motrave të tij Felicite, Charlotte, Daisy dhe Phoebe.