LOREDANA POSTON VIDEON ME HANËN/ Shikoni veprimin e veçantë të Nicki Minaj – AlpeGossip
LOREDANA POSTON VIDEON ME HANËN/ Shikoni veprimin e veçantë të Nicki Minaj

LOREDANA POSTON VIDEON ME HANËN/ Shikoni veprimin e veçantë të Nicki Minaj

Loredana poston shpesh foto e video me Hanën, duke na dhuruar të gjithëve momente plot ëmbëlsi dhe dashuri.

Pak ditë më parë reperja postoi një video të Hanës në Instastory ku shihej me një nga personat e stafit të reperes duke filmuar me një kamër.

Këtë video ajo e shoqëroi me këngën e Nicki Minaj “Moment for life”, e ky moment kaq i bukur u shpërnda kudo në rrjetet sociale.

Sikundër mund ta shihni edhe në postin e mësipërm kjo video është shpërndarë nga një “fanpage” i Minajt dhe i ka rënë në sy edhe kësaj të fundit.

Reperja amerikane nuk ka rezistuar dot dhe e ka pëlqyer atë dhe ky veprim nuk ka kaluar në heshtje nga Loredana.

Ajo u ka treguar të gjithëve në Instastory se Nicki Minaj ka pëlqyer videon e Hanës.

Epo, Nicki nuk u bën të gjithëve like.

Pak pas mesnate, Loredana solli albumin e ri të titulluar “Medusa”.

Ai përmban 11 këngë, nga të cilat 4 me videoklipe dhe intron. Këngët janë të gjitha gjermanisht dhe titullohen: King Lori, Checka, Easy, Rockstar, Naher zu mir, Kein hunger, gangster, uh uh, Alles egal, Geht schon dhe Tut mir nicht.

Loredana u shpreh disa javë më parë se nëpërmjet këtij albumi “Kam dashur të them diçka por nuk më kanë lejuar të them asgjë.”- duke sqaruar se ky nuk është thjesht tekst kënge, por jeta e saj gjatë 18 muajve të fundit.