NDIZET ATMOSFERA NË SHTËPINË E BB VIP/ Luizi djeg shaminë e beqarisë – AlpeGossip
NDIZET ATMOSFERA NË SHTËPINË E BB VIP/ Luizi djeg shaminë e beqarisë

NDIZET ATMOSFERA NË SHTËPINË E BB VIP/ Luizi djeg shaminë e beqarisë

Duke qenë se nesër në finalen e madhe të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli do kurorëzojë dashurinë me Kiara Titon, gjatë festës së beqarisë e cila u organizua mbrëmjen e kaluar, këngëtari dogji shaminë e beqarit.

Traditë kjo që zakonisht bëhet gjatë ceremonisë martesore, por Luizi zgjodhi ta bënte mbrëmjen e kaluar.

Festa e beqarisë gëzoi pa masë të gjithë djemtë, e sidomos finalistët, të cilët gjithmonë kërkojnë festa të tilla në shtëpi, mënyrë kjo për të hequr pak mendjen nga izolimi.