Rita Lati është një prej aktoreve më të dashura të publikut shqiptar, e cila është e drejtpërdrejtë sa herë del në ekran. E ftuar në “Why Not” në Ora News, ajo u bë pjesë e lojës ‘E kam bërë, s’e kam bërë’ së bashku me Dope Boys.
Rita nuk harroi të dhuronte të qeshura për të gjithë ndërkohë që përgjigjej para së bijës. Aktorja deklaroi para të gjithëve se ka bërë seks në plazh duke shtuar se është rritur pranë detit.
Ndërsa kur duhet të tregonte nëse ka bërë seks vetëm një natë, Rita tha: “Unë nuk e kam bërë, por…”, dhe tregoi tabelën nga ana ‘E kam bërë’.
Sa i përket mesazheve seksi, Rita Lati sqaroi se nuk i pëlqejnë këto gjëra se janë të dokumentuara.