BRENDA FESTËS SË NOIZYT/ Nga pajtimet dhe hedhja pas e inateve të vjetra te mungesat e rëndësishme e surprizat (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
BRENDA FESTËS SË NOIZYT/ Nga pajtimet dhe hedhja pas e inateve të vjetra te mungesat e rëndësishme e surprizat (FOTO+VIDEO)

BRENDA FESTËS SË NOIZYT/ Nga pajtimet dhe hedhja pas e inateve të vjetra te mungesat e rëndësishme e surprizat (FOTO+VIDEO)

Më 14 gusht Noizy do mbajë koncertin e tij “Alpha Show” për të cilin ka premtuar se do jetë koncerti më i madh i Hip-Hopit shqiptar. Është menduar që pjesë e këtij koncerti të jenë emra të njohur si Loredana, Ylli Limani, Dhurata Dora, Kida, Ledri Vula, Xhensila Myrtezaj, Mc Kresha dhe shumë artistë të huaj.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme ai ka realizuar edhe Pre-Partyn ku kanë marrë pjesë shumë figura publike, ndonëse Noizy ka thënë se ka ftuar vetëm miqtë e tij më të afërt.

“Unë jam personi i fundit që mbaj këto lloj fjalimesh, por po vazhdoj pak ashtu siç di unë të flas.”– e nisi reperin fjalimin e tij.

Në festë kanë marrë pjesë emra si Loredana, Blerim Destani, Ardian Bujupi, Roza Lati, Albana Osmani, Alketa Vejsiu, Lei Kraja etj. Por na tërhoqi vëmendje pjesëmarrja e Rozana Radit, e cila i shtohet listës së njerëzve me të cilët Noizy ka bërë paqe së fundmi.

 

Vite më parë ata ishin një dyshe shumë e dashur dhe sollën dy këngë bashkë. Por, gjërat ndryshuan dhe ata nuk u panë më bashkë. Madje, në një intervistë në 2017 e pyetur nëse i njeh këngët e Noizyt ajo tha: “Nuk jam e dhënë pas hip hop, por e dëgjoj. Më pëlqejnë këngët që ka nxjerrë Noizy kohët e fundit. Ne e kemi nisur më para muzikën, unë shumë kohë më para por edhe Noizy kishte këngë para se të këndonim bashkë, por boom-in e madh e patëm të dy bashkë. Ndaj në rep di vetëm dy këngë të Noizy-t, ato që ka bërë me mua”.

Por, pas kontraditave ata kanë lënë pas “inatet” e vjetra dhe i janë rikthyer miqësisë së tyre. “Të dua Rozi”- ka thënë Noizy para të gjithëve sikurse mund ta dëgjoni në videon e mësipërme.

 

VIDEO

VIDEO

VIDEO

VIDEO

VIDEO