PO PUTHESHIN SIPËR SHKËMBIT/ Eni Koçi dhe Genci bien në ujë (FOTO) – AlpeGossip
PO PUTHESHIN SIPËR SHKËMBIT/ Eni Koçi dhe Genci bien në ujë (FOTO)

PO PUTHESHIN SIPËR SHKËMBIT/ Eni Koçi dhe Genci bien në ujë (FOTO)

Genc Prevlukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më të njohur të Showbizit. Ditën e shtunë dyshja udhëtoi për në Vuthaj të Plavë-Gucisë, e cila konsiderohet si një parajsë e vërtetë dhe e prekshme.

Ndonëse Eni dhe Genci rrallëherë postojnë foto me njëri-tjetrin, këtë herë nuk kanë hezituar të tregojnë se po kalojnë një kohë shumë të bukur së bashku dhe dyshja ka ndarë fotografi dhe në rrjete sociale. Këngëtarja bukuroshe, Eni Koçi, ka ndarë disa foto pranë të fejuarit buzë një shkëmbi, në një prej të cilave Genci po e puth në ballë. Krahas fotos Eni i ka bërë dhe një dedikim romantik. ‘Ku ka dashuri, ka jetë’, shkruan ajo. Ndërsa në fund të këtij dedikimi, ka vazhduar me të qeshura: ‘Dhe më pas Genci ra në ujë.’

Njërën ndër këto foto e ka postuar po ashtu dhe këngëtari, i cili ka zgjedhur të shkruajë vetëm: ‘Dhe më pas Eni ra në ujë’, shoqëruar po ashtu me të qeshura në lot. Doni ta dini se kush ra në të vërtetë? Këtë e ka zbuluar vetë dyshja me anë të komenteve. ‘Hajde gjeje kush ra vërtetë nga ne’, ka komentuar Eni. Komenti i saj është pasuar nga një përgjgje direkte nga Genci i cili ka zbuluar se në fakt kanë rënë që të dy.