Çfarë është në të vërtetë ky trend mode i kushtuar vetëvrasjes – AlpeGossip
Çfarë është në të vërtetë ky trend mode i kushtuar vetëvrasjes

Çfarë është në të vërtetë ky trend mode i kushtuar vetëvrasjes

Marrë nga Japonia, stili Kawaii nuk është dhe aq i panjohur. Filmat e animuar anime sollën kudo në botë imazhin i personazheve të ëmbël, optimistë, veshur me rozë, të lezetshëm, fëminorë, ose shkurt Kawaii. Sot, ky trend a koncept po përdoret për të përçuar një mesazh më të errët.

Në lagjen Harajuku të Tokios, ku moda Kawaii lulëzon, lindi edhe moda anti-Kawaii. Koncepti i look-ut fëminor marrë nga animet u kombinua me tendencat vetëvrasëse, problemet mendore dhe lindi Yami Kawaii. Fjalë për fjalë, do të thotë errësirë dhe e lezetshme.

Dhunimi i vetes është tabu në gjithë botën, por në Japoni pak më shumë. Edhe pse nivelet e vetëvrasjes janë ndër më të lartat në botë, për këtë problem flitet shumë pak. Për mirë ose për keq, Yami Kawaii përdor modën për të tërhequr vëmendjen drejt depresionit, drejt izolimit që po kaplon rininë, dhe po i detyron njerëzit të përballen me të vërtetën.

Yami Kawaii mund të jetë i papërballueshëm për ata që nuk e njohin. Zakonisht mikson fjongo, xixa me fjalë si “dua të vdes’; ilaçet kundër depresionit, litarët e lidhur nyje dhe shiringat përdoren si aksesorë ndërsa byrzylykët që dukeshin si shenja brisku ishin aq popullorë sa u shitën të gjithë. Madje ekziston dhe një libër grafik, me protagoniste Menhera-chan, e cila çliron fuqitë e saj duke prerë kyçet me një brisk magjik.

Mbështetësit e këtij trendi e shohin si një mënryë për t’u shëruar, jo për t’u bërë më keq.

Tokyo: Harajuku's Dark Turn

**TRIGGER WARNING**Tokyo's Harajuku street might be most well-known for cartoon characters, sparkles, & rainbows — the hallmark of its "kawaii," or cute, aesthetic — but more recently a darker subculture has emerged. In an offshoot style called yami kawaii, disturbing imagery of syringes and bandages live alongside baby pink lace and anime characters. We head in to discover who the tastemakers of yami kawaii are — and what drew them to it in the first place.

Posted by Style Out There on Montag, 5. Februar 2018