Kush janë 7 këpucët e famshme që shqiptarët s’do t’i harrojnë kurrë! (FOTO) – AlpeGossip
Kush janë 7 këpucët e famshme që shqiptarët s’do t’i harrojnë kurrë! (FOTO)

Kush janë 7 këpucët e famshme që shqiptarët s’do t’i harrojnë kurrë! (FOTO)

Pas xhupit të Era Istrefit, mjekrës së Getoarit apo çdo gjëje tjetër që e filluam ekskluzivisht ne, (dmth VIP-at tanë), më e famshmja e vitit që lamë pas dhe këtij që ka hyrë do të mbeten këpucët.

Sa shumë kemi folur për këpucët kohët e fundit? Dhe jo më kot. Dashur pa dashur janë disa këpucë që shqiptarët duan s’duan nuk do t’i harrojnë dot kurrë, sepse në fund të fundit nuk janë thjesht këpucë. T’jua kujtojmë pak?

 

1. Këpucët e Xhensilës

Këpucët e Xhensilës nuse do t’i kujtojmë me shumë gjasa edhe në ditën tonë të dasmës. U përfolën po aq sa ato të Hirushës, por jo vetëm kaq.

Sa hap e mbyll sytë butiqet e Tiranës u mbushën me këpucë të tilla. Nuk ka rëndësi nëse ishin imitim apo sa kushtonin. Këpucët e këngëtares u kthyen si me magji në trend.

2. Këpucët e Edi Ramës.

Edi Rama gjithnjë ka spikatur për stilin e veçantë të veshjes dhe atë të këpucëve. Njerëzve u bëri kaq shumë përshtypje kur kryeministri doli i veshur me kostum dhe me atlete.

Kryetari i së majtës për disa javë me radhë shfaqej në çdo event zyrtar dhe takime të niveleve të larta me atlete. Zgjedhjen e tij të pazakontë e dëshmoi Angela Merkel, Emmanuel Macron, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, etj.

3. Çizmet e Monika Kryemadhit

Aq shumë u përfol çizmja e zonjës së parë, (që në fakt nuk e pamë kurrë qartë), sa shqiptarët për pak e harruan pse u bë kaq e famshme.

Photo Courtesy of Tirana Post
Gjatë një seance parlamentare si zakonisht situata u tensionua dhe Monika Kryemadhi shpërtheu kundrejt kryeministrit në formën e parë që i erdhi ndërmend. Hoqi këpucën dhe gjithë pasion e drejtoi drejt Ramës.

5. Këpucët e Ermal Mamaqit

Ishte vetë Ermali ai që na kujtoi të shtunën mbrëma gjatë puntatës me Elvana Gjatën, këpucët që i kishim harruar të gjithë.

Shumë vite më parë, asokohe fare i ri, Mamaqi bëri kombinimin më të tmerrshëm të jetës së tij. Në daljet e tij të para, teksa këndonte bashkë me Elvanën, ai u shfaq me një kostum të bardhë të cilat i kishte veshur me këpucë ngjyrë kafe.

Ndonëse paskan qenë ogur i mirë për rrugëtimin e moderatorit, s’ka asnjë shans që këpucë të tilla të harrohen.

6. Këpucët e Arbana Osmanit

Në puntatën e parë të Big Brother Albania 5, më shumë se kureshtja për të parë banorët e shtëpisë më të famshme, sytë na mbetën tek këpucët e Arbanës që asokohe na dukeshin goxha futuriste.

Metalizato, me platformë por pa një takë të dukshme, miliona shqiptarë pyesnin veten apo ndonjë nga familjarët se si ia del Arbana të rri aq gjatë në këmbë me të tilla këpucë.

Në fakt, këpucët që u quajtën edhe si ‘të rralla’ ishin krijim i Giuseppe Zanotti-it në koleksionin vjeshtë-dimër 2011-2012 dhe brenda pak kohësh u kthyen në trend.

7. Këpucët e Majlinda Bregut.

Këpucët në fjalë nuk i përkisnin fare ish-deputetes, por gjithnjë do t’i referohemi si të sajat. Rreth 2 vite më parë, Bregu vendosi të vërë mediat në lojë duke postuar në Instagram-in e saj një palë këpucë që nuk i përkisnin asaj.

Sigurisht të gjithë nxituan të gjenin firmën, çmimin dhe të prodhonin lajmin. Aq të famshme u bënë sa politikania u detyrua të sqaronte njëherë e mirë shqiptarët.

“Kam dy të ditë që qesh se si mi veshën mua në këmbë këto këpucë,- shkruante Bregu.Uroj që ky stilisti po e mori vesh të mos ndihet keq se media shqiptare i ngatërroi emrin, i caktoi çmimin. E ndërsa modeles i kërkoj ndjesë që iu ngatërruan këmbët me politikë.”

Gjithsesi, pavarësisht sqarimit të saj, shqiptarit të parë që i bie rasti të shohë këpucë të tilla, me shumë gjasa do të kujtojë Majlinda Bregun.

Marrë nga Anabel.al