ÇDO DITË FESTË NË FAMILJE/ Emina Çunmulaj poston FOTO të vajzave të cilat po luajnë me babain – AlpeGossip
ÇDO DITË FESTË NË FAMILJE/ Emina Çunmulaj poston FOTO të vajzave të cilat po luajnë me babain

ÇDO DITË FESTË NË FAMILJE/ Emina Çunmulaj poston FOTO të vajzave të cilat po luajnë me babain

Bashkëshorti i Emina Çunmulajt festoi ditën e djeshme ditëlindjen në ditën e veçantë të tij nuk kishte si të mungonte një dedikim nga bukuroshja shqiptare për gjysmën e saj më të mirë.

Mesa duket në shtëpinë e Eminës ka çdo ditë festë pasi shumë shpejt do të vijë në jetë i vogli i shtëpisë së tyre.

Së fundmi ajo ka ëmbëlsuar Instagram-in me disa momente mjaft të ëmbla të bashkëshortit të saj, sam së bashku me të bijat.

 “Babi me dy princeshat e tij”, ka shkruar Cunmulaj krahas fotos.  

Kujtojmë se Emina është sërish në pritje të një fëmije, këtë herë të një djali. Në 11 prill ajo zbuloi përmes një fotografie se është shtatzënë për herë të tretë. Me një foto përkrah dy vajzave të saj, modelja shqiptare zbuloi lajmin e ëmbël dhe gjininë e bebushit. Ajo tregoi se së shpejti do të sjellë në jetë një djalë dhe vajzat e saj do të bëhen me vëlla.

Më herët Emina ka treguar se shtatzënia e tretë për të nuk ka qenë shumë e lehtë. Ajo rrëfeu disa javë më parë se në muajt e parë ka qenë shumë keq nga gjendja shëndetësore dhe se ka qëndruar për një kohë të gjatë shtrirë në krevat pa lëvizur.