Burri i ka fiksim Eli Farën, gruaja xheloze ja plas këngëtares në sy: Çfarë ke ti më… – AlpeGossip
Burri i ka fiksim Eli Farën, gruaja xheloze ja plas këngëtares në sy: Çfarë ke ti më…

Burri i ka fiksim Eli Farën, gruaja xheloze ja plas këngëtares në sy: Çfarë ke ti më…

Duke qenë një femër shumë simpatike, sigurisht që Eli Fara ka simpatizantë të shumtë, ndër ta edhe meshkuj të martuar e nisur nga kjo Ermali pyeti sot këngëtaren nëse ndonjë grua ka bërë skena xhelozie para saj.
“Skena xhelozie janë të shumta nga zonjat, po s’ka gjë, nuk kanë faj. Kanë qenë edhe të drejpërdrejta ndonjëherë”, u shpreh Eli dhe nisi të tregojë një histori që i ka ndodhur.

“Kemi qenë një shoqëri e madhe në një drekë në një fshat të Sarandës. Njëri nga ata zotërinjt e shprehte hapur adhurimin për Eli Farën, por kishte gruan atje. Gruaja e shkretë nuk po e kuptonte që ai më adhuronte si këngëtare, por kushedi çfarë i vinte në mendje. E duroi, e duroi, e duroi burrin e saj e në fund ja plasi në mes të tavolinës së shoqërisë: ‘Ça ka kjo Eli Fara më shumë se ne’, tha. Ke shumë të drejtë i thashë, çfarë kam unë më shumë se ty, foli burrit”, tregoi Eli.