U JEP FUND TË GJITHA SPEKULIMEVE/ Olsi tregon për Fiorentinën: E kam bërë bllok nga të gjitha… – AlpeGossip
U JEP FUND TË GJITHA SPEKULIMEVE/ Olsi tregon për Fiorentinën: E kam bërë bllok nga të gjitha…

U JEP FUND TË GJITHA SPEKULIMEVE/ Olsi tregon për Fiorentinën: E kam bërë bllok nga të gjitha…

Dikur ishin një ndër çiftet më të komentuar në “Big Brother Albania”, po sot duket se marrëdhënia e tyre nuk është më si më parë, madje ka ndryshuar në mënyrë drastike. Olsi dhe Fjorentina u ndanë pak kohë pasi dolën nga shtëpia më e famshme duket se komunikimi mes tyre pas ndarjes nuk është aspak i mirë.

I ftuar në emisionin radiofonik “Thuaje me pepsi”, ditën e sotme ishte Olsi Klosi, i cili nuk mund t’ju shpëtonte disa pyetjeve lidhur me ish të dashurën e tij. I pyetur nga moderatorja për marrëdhënien me Fjorentinën ai tregon se ata nuk kanë më asnjë kontakt.

“Me Fjorentinën nuk flasim fare. E kam bërë bllok nga të gjitha anët dhe nuk ka nga të më marri”, tregoi ish-banori.

Gjithashtu përgjatë intervistës, ai u shpreh se tanimë zemra e tij i përket dikujt tjetër duke lënë të kuptohet se Olsi ka nisur një lidhje të re.