NDODH NË HONG KONG/ Shumë njerëz flenë në restorantet e McDonalds: Këta kanë ku të flenë por… – AlpeGossip
NDODH NË HONG KONG/ Shumë njerëz flenë në restorantet e McDonalds: Këta kanë ku të flenë por…

NDODH NË HONG KONG/ Shumë njerëz flenë në restorantet e McDonalds: Këta kanë ku të flenë por…

5 vitet e fundit, numri i njerëzve që flenë nëpër McDonalds është 6fishuar. Ata ndryshe quhen McRefugees.

Një studim i organizuar nga organizata jo-qeveritare Junior Chamber International Tai Ping Shan, intervistoi 334 vetë që kishin kaluar natën nëpër restorantet e McDonalds nga muaji Qershor deri në muajin Korrik, një numër shumë herë më e I madh sesa 57 të pastrehët të regjistruar në 2013-ën.

Studimi dëshmoi se jo të gjithë ata që flinin natën në McDonalds ishin të pastrehë. 70% e të anketuarve thanë se nuk kishin asnjë vend tjetër ku të flinin, si psh. qendra sociale apo apartamente sociale dhe shumica e tyre punonin full-time ose part-time.

“Këta kanë ku të flenë, por nuk shkojnë në shtëpi.” Tha një prej anketuesve, Hung.

Arsyeja kryesore për këtë dyndje masive në McDonalds, lidhjet me sfidat socio-ekonomike si qeratë e larta apo faturat e larta të elektricitetit. Hung rrëfen se një burrë nuk kishte mundësi të përballonte çmimin e ajrit të kondicionuar dhe nuk kishte as dritare për ajrosje në një nga apartamentet sociale. Në vend që t’i paguante pronarit lekë për ajrin e ftohtë, ai vendosi të kalonte netët në ambientet e freskëta të McDonalds.

Wifi pa lekë, ushqimi i lirë dhe banjot janë opsione që vlerësohen nga njerëzit që flenë në këto restorante.

Hongo Kong është një nga tregjet më të shtrenjta të real-estate. Sipas një studimi të 2017-ës, çmimet e blerjes së një apartamenti janë rritur nga 770 dollarë në 1997 në 1700 dollarë për m2 në 2018.

Një tjetër arsye për këtë rritje të “të pastrehëve” të natës , është edhe konflikti personal apo familjar. Një punëtor ndërtimi nuk donte të qëndronte në shtëpi ku kishte vetëm sherre me prindërit. Një grua 55-vjeçare flinte tek McDonalds që të evitonte dhunën e të shoqit.

Disa nuk donin të flinin në shtëpi edhe kur nuk kishte konflikte – një grua e moshuar, e ve dhe pa fëmijë, ndihej shumë e vetmuar dhe vendosi ta ndante natën me të tjerë si ajo. “Ne kuptuam që njerëzit nuk janë vetëm të varfër financiarisht, por shumë nga këta që flenë këtu janë të varfër në jetët e tyre, në shpirtin e tyre.” Rrëfeu Hung.

Organizata JCI ka rekomanduar një sërë masash për qeverinë e Hong Kongut, por më e rëndësishmja thotë Hung “duhet të ndryshojë sjellja sociale ndaj njëri-tjetrit. Në ditët e sotme ne nuk u flasim të panjohurve, nuk kujdesemi dhe nuk e vrasim mendjen për njeri-tjetrin. Duam t’i inkurajojmë qytetarët që të tregojnë më shumë përkujdesje ndaj të tjerëve përreth.