ARRESTOHEN VAJZAT/ Donin të vrisnin nxënësit për t’u pirë gjakun dhe hëngër mishin (VIDEO) – AlpeGossip
ARRESTOHEN VAJZAT/ Donin të vrisnin nxënësit për t’u pirë gjakun dhe hëngër mishin (VIDEO)

ARRESTOHEN VAJZAT/ Donin të vrisnin nxënësit për t’u pirë gjakun dhe hëngër mishin (VIDEO)

Dy vajza në një shkollë të mesme në Floridën Qendrore po prisnin në një banjë, duke planifikuar të qëllonin me thika se paku 15 nxënës për të pirë gjakun e tyre, thanë autoritetet të mërkurën.

Nxënëset e shkollës së Mesme “Bartow” u arrestuan të martën dhe u akuzuan për komplot për të kryer vrasje, posedim të një arme në shkollë, si dhe për disa akuza të tjera, tha shefi i policisë Bartow, Joe Hall gjatë një konference shtypi.

Sipas zyrtarëve, vajzat 11 dhe 12 vjeçare thanë se ishin adhuruese të djallit dhe të pinin gjakun dhe do të hanin mishin e nxënësve që do të vrisnin.

Më pas, vajzat planifikonin të vrisnin veten.

Plani dështoi të martën pasi një telefonatë anonime nga shkolla njoftoi një nga prindërit e vajzave se ato ishte zhdukur nga klasa, tha Hall.

Avokati i qarkut nuk ka treguar nëse vajzat do të gjykohen si të rritura, shkruan CNN.

Hartimi i planit

11-vjeçarja kaloi fundjavën në shtëpinë e 12-vjeçares duke shikuar filmo horror. “Ato krijuan një plan për të vrarë disa nxënës” në shkollën e mesme, sipas një raporti policor. Synimi i tyre ishte që të qëlloheshin nxënësit më të vegjël në moshë se ato.

Duke përdorur thikat e mbështjella nën rrobat e tyre, plani ishte të thernin viktimat dhe t’i prisnin në fyt, thotë policia.

“Pasi nxënësit të vdisnin, ato do të prisnin dhe të hanin mishin e tyre”, thotë raporti, duke shtuar se vajzat kishin për qëllim të vrisnin 15-25 nxënës.

Vajzat më pas planifikonin të vrisnin veten me thikë. Ato shpresonin se duke vrarë shokët e tyre, “do të mund të shkonin në ferr për të qenë me satanain”.

Kur u dërguan në zyrën e drejtorit, vajzat zbuluan 4 thikat, gërshërë dhe prerës picash në rrobat e tyre.

Vajzat gjithashtu kishin një kupë nga e cila do të pinin gjakun, thanë autoritetet.