NJË SISTEM IMUNITAR I FORTË/ Ja cilat janë ushqimet që duhet të hamë – AlpeGossip
NJË SISTEM IMUNITAR I FORTË/ Ja cilat janë ushqimet që duhet të hamë

NJË SISTEM IMUNITAR I FORTË/ Ja cilat janë ushqimet që duhet të hamë

Një sistem imunitar i fortë është kyç në luftimin e sëmundjeve të ndryshme, një ndër to edhe luftimi i koronavirusit Covid-19. Statistikat e fundit treguan se rreziku nga koronavirusi është i papërfillshëm në rastet kur të infektuarit kanë një sistem imunitar të fortë.

Çfarë duhet konsumuar për të forcuar sistemin imunitar?

Vitaminë C

Vitamina C është një nga nxitësit më të mëdhenj të sistemit imunitar. Mungesa e saj në organizëm mund t’ju bëjë më të prirur për t’u sëmurë. Ushqime të pasura me vitaminë C janë agrumet, mandarinat, luleshtrydhet, specat e kuq, sallatë kale, brokoli, spinaqi etj. Marrja ditore e vitaminës C është thelbësore për një shëndet më të mirë.

Vitaminë B6

Vitamina B6 është thelbërore për të mbështetur reaksionet biokimikë në sistemin imunitar. Ushqime të pasura me vitaminë B6 janë mishi i pulës, salmoni dhe peshk ton. Vitamina B6 gjendet edhe te perimet e gjelbërta.

Vitaminë E

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon trupin të luftojnë infeksionet. Ushime të pasura me vitaminë E janë arrat, farat dhe spinaqi.

Sa më shumë ngjyra të kenë frutat dhe perimet, aq më mirë. Mundohuni të hani sa më shumë zarzavate dhe fruta, për të marrë lëndë ushqyese që nxisin përmirësimin e shëndetit. Vlen të theksohet se duhet të qëndroni gjatë gjithë kohës së hidratuar. Pini shumë ujë.

Të tjera produkte që nxisin sistemin imunitar janë: xhenxhefili, kosi, bajamet, shafrani, çaji jeshil dhe kivi.

Nëse dyshoni në cilësinë e dietës suaj ushqimore, konsultohuni me mjekun nëse duhet t’i merrni vitaminat si suplemente.