Ajo ishte një prej konkurenteve më të komentuara të edicionit të 9 të Big Brother. Megjithëse prej disa kohësh realityshow ka përfunduar, Armela Hyseni vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes së mediave.
Ish-banorja qëndron mjaft aktive në profilin e saj në Instagram dhe disa minuta më parë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një foto të publikuar në Instastory.
Armela ka pozuar e ulur dhe me këmbët hapur mbi prehrin e një mashkulli, fytyrën e të cilit nuk e ka bërë publike. Ata shfaqen të dy të veshur me të bardha dhe ish-konkurentja ka zgjedhur të mos shkruajë asgjë në foton e publikuar.