Vogëlushja e Alban Skënderaj dhe Miriam Canit feston ditën e sotme 3-vjetorin e lindjes në një festë së bashku me familjarët dhe miqtë e familjes
Miriami, Albani dhe Ameli shfaqen të tre së bashku duke fryrë qirinjtë mbi tortën e ditëlindjes në foton e publikuar në “Instagram”. Detaj që ra në sy është se Miriami dhe Ameli kanë zgjedhur të vishen me ngjyre të kuqe dhe duken shumë elegante.
“Gëzuar ditëindjen dashuria e jetës tonë ” : shkruante Miriami. Ndërkohë babi Albani, krah urimit për vogëlushen e tij, uroi edhe Shqipërinë : “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime Gëzuar Shqiperi”.