Njihuni me të famshmit shqiptarë që SFIDUAN veten në aktrim! Nga skenat HOT deri tek… (FOTO) – AlpeGossip
Njihuni me të famshmit shqiptarë që SFIDUAN veten në aktrim! Nga skenat HOT deri tek… (FOTO)

Njihuni me të famshmit shqiptarë që SFIDUAN veten në aktrim! Nga skenat HOT deri tek… (FOTO)

Tashmë ka mjaft emra të njohur të skenës shqiptare që e kanë provuar aktrimin, edhe pse nuk kanë studiuar për aktrim.

I kemi parë të këndojnë, i kemi parë në skenë por të luash në një film, ku do duhet të qash e qeshësh pa arsye, apo edhe të dalësh nudo, nuk është e lehtë.

Mes këtyre emrave përmendim, rolin e Çiljeta Xhilagës në filmin, “Ishte kohë për dashuri” apo së fundmi Bleona Qereti ku do të jetë pjesë e filmit Hollywood “211”, gjithashtu dhe Rovena Dilo në filmin “Ti mund të më qush Xjon”. Më poshtë mund të shihni të famshmit shqiptarë (jo aktorë) që kanë luajtur në filma:

Bleona Qereti

Bleona Qeretin tashmë mund ta shihni edhe si aktore. Këngëtarja shqiptare që prej vitesh jeton në SHBA ka provuar veten edhe në kinema.

Filmi “211” ka aktor protagonist Nicolas Cage. Filmi i zhanrit dramë-thriller ka filluar të shfaqet në kinema. Pjesë e këtij filmi është edhe këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti, e cila luan rolin e Christine e cila duket se është një kliente, që po shijon kohën e kaluar në një lokal me miqtë e saj. E veshur me një kostum të bardhë, këngëtarja nis të thërrasë kur një grup njerëzish të maskuar dhe të armatosur, hapin zjarr brenda lokalit.

Rovena Dilo

“Ti mund të më quash Xhon”. Është pikërisht ky film, i cili e ka sjellë Rovena Dilon edhe si aktore.

Këngëtarja Dilo është shprehur në disa intervista se aktrimi për të ka qenë një eksperiencë e re nga e cila është ndarë shumë e kënaqur.

Rovena Dilo duket se po i provon të gjitha: këngën, kërcimin dhe tashmë aktrimin.

Këngëtarja e njohur është bërë pjesë e kastit të serialit shqiptar të titulluar “Ti mund të më quash Xhon”, bashkë me emra të tjerë si Arben Derhemi, Eva Murati, Nevina Shtylla etj.

Çiljeta Xhilaga
Fotot e saj ku shfaqej shtatzënë dhe e plagosur, bënë xhiro nëpër media, rreth dy vite më parë. Për ata që nuk mbajnë mend, pamjet e frikshme ishin pjesë e një skene filmi, në të cilin Çiljeta ishte angazhuar. Filmi realizohej në Itali, në kastin e të cilit ishte edhe Bjord Mezini, ish-banori i “Big Brother”.

Por ky nuk ishte filmi i parë i Çiljetës, pasi ajo e provuar aktrimin edhe përmes një roli të vogël në filmin “Ishte kohë për dashuri”, ku kishte rolin e një baristeje.

 

Aurela Hoxha
Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3 pati një protagoniste të re nga Shqipëria. Aurela Hoxha u zgjodh për serinë e tretë e filmit të regjisorit Ekrem Kryeziu, ku pati edhe skena erotike dhe nuditeti. Kjo nuk ishte hera e parë e Aurela Hoxhës si aktore, pasi më parë ka qenë pjesë e filmave me metrazh të shkurtër dhe të gjatë. Ajo shpjegoi se ftesën për këtë film ia kanë bërë me një telefonatë, dhe ajo nuk mundi të refuzonte.

Eva Murati dhe Nevina Shtylla

Pjesë e kastit të filmit “Ti Mund të më quash Xhon” janë edhe dy  moderatoret bukuroshe, Eva Murati dhe Nevina Shtylla. Ato janë dy moderatore të pëlqyera nga publiku që sfiduan veten e tyre dhe me aktrim. Mund të themi që në film kishin rol kryesor dhe u prit shumë mirë nga publiku. Gjatë një interviste Eva Murati ka rrëfyer për shkak të puthjeve që kishte në rol, dy vajzat ndruan rolet me njëra tjetrën.

Nertila Kapo

Nertila është një modele shqiptare e cila ka një numër të madh fansash. Ashtu si shumë aktorë të tjerë të rinj dhe Nertila Kapo u bë pjesë e kastit të filmit “Ti mund të më quash Xhon”, ndërkohë që pak kohë më parë rrëfeu historinë tragjike të humbjes së njeriut të zemrës Jetnis Dollapit, gjatë një aksidenti me motor. Nertila, e cila njihet tashmë si “vajza e 500 trëndafilave”, (një nga dhuratat më të çmendura që i bënte i dashuri i ndjerë) luan rolin e të dashurës kokekë të Deremit. Ajo në film si e dashura e bosit të drogës (që luhet nga Arben Derhemi) llastohet nga partneri duke jetuar mes luksit, një fenonem ky i përhapur në Shqipëri.

 

Kastro Zizo
Një nga filmat shqiptarë që janë përfolur më shumë ka qenë ‘Pharmakon’, interpretuar nga Olta Gixhari dhe Kastro Zizo. Në këtë film, i cili është një realizim mjaft i arrirë, ka edhe skena erotike mes Gixharit e Zizos, për të cilat këngëtari thotë se kanë qenë pjesa më e vështirë e xhirimeve. Ai aty dashurohet me një vajzë të bukur, e cila bën lojë të dyfishtë mes tij e të atit. Një rol që e luan mjeshtërisht aktorja simpatike, Olta Gixhari.

Diellza Kolgeci
Më e bukura e Kosovës në vitin 1996, Diellza Kolgeci e provoi vetën edhe si aktore, madje në skena shumë të nxehta. Ajo ishte pjesë e filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2”, ku luan rolin e “Diellzës” një vajzë shqiptaro-amerikane, e cila në pjesën e dytë të filmit erdhi shumë e guximshme duke dalë komplet e zhveshur në skena të nxehta.

Përgatiti AlpeNews.al