Surprizë! Moderatorja shqiptare merr live propozimin për martesë, por përgjigja e saj ishte mjaft e prerë! – AlpeGossip
Surprizë! Moderatorja shqiptare merr live propozimin për martesë, por përgjigja e saj ishte mjaft e prerë!

Surprizë! Moderatorja shqiptare merr live propozimin për martesë, por përgjigja e saj ishte mjaft e prerë!

Gjatë transmetimit live të një emisioni mund të ndodhin shumë gjëra… ndër to edhe propozime për martesë.

Kjo i ka ndodhur moderatores së njohur të emisionit “Fun Day”, në InTv, Fatma Methasani, e cila ka marrë një propozim aspak të zakontë nga kameramani i saj.

“Duke qenë se mbaruam punë me ëndrrat e Instagramit, do të shkojmë te ëndrrat e Facebookut. Po pyesim cila është një nga ëndrrat që ju keni, që do të donit me të vërtetë të realizonit. Ne e nisëm me ëndrra javën, shpresojmë që të përfundojë”, – u shpreh Fatma, ndërkohë që u ndërpre nga kameramani, i cili kishte shprehur ëndrrën e tij… të martohej me moderatoren.

“Fatjoni [kameramani] do që të martohemi bashkë. Ishte ky një propozim si te koncerti Albanit? [qesh]”, – u shpreh Fatma ndërkohë që refuzoi. “Jo, nuk do të martohemi fare bashkë! Kjo ëndrra nuk realizohet”

Epo, ta kishim parë njëherë kameramanin se ndoshta mund ta bindnim të mendohej edhe njëherë Fatma.