“BRANSON FILM FESTIVAL”/ Aktori shqiptar po bën namin në Amerikë, Merr çmimin e rëndësishëm (FOTO) – AlpeGossip
“BRANSON FILM FESTIVAL”/ Aktori shqiptar po bën namin në Amerikë, Merr çmimin e rëndësishëm (FOTO)

“BRANSON FILM FESTIVAL”/ Aktori shqiptar po bën namin në Amerikë, Merr çmimin e rëndësishëm (FOTO)

Aktori i filmit “Thundra”, Fatmir Haliti, është vlerësuar në Amerikë për aktrimin e tij dhe ka arritur të marrë çmimin e rëndësishëm si “Aktori më i mirë” në festivalin ndërkombëtar të filmit “Branson film Festival”.

Haliti njihet ndryshe si “Burimi” nga filmi “Thundra” apo “Metushi” nga seriali “Pleqtë”. Ai konkuroi me një numër të madh aktorësh që synonin çmimin e aktorit më të mirë dhe shprehet i lumtur për këtë vlerësim.

“Në fillim dua të falënderoj për besimin dhe vlërsimin që më dha ky festival, të cilët më bënë të ndjehem shumë mirë për çmimin “Aktori më i mirë”. Kjo është ajo që çdo koleg timin aktor e bën krenar, pas përfundimit të çdo projekti. Është shfaqja, promovimi dhe vlersimi nga profesionistët e tjerë dhurata më e madhe që marrim ne aktorët. Filmi “Thundra” i regjisorit Shkelzen Sylejmani është një film që trajton një temë shumë të ndjeshme dhe aktuale në vendin tonë. E vlerësoj shumë regjisorin për besimin.”- është shprehur Haliti për “Lajmi.net”.