45-vjeçarja që peshon 272 kg: Doja të haja dhe hëngra (FOTO) – AlpeGossip
45-vjeçarja që peshon 272 kg: Doja të haja dhe hëngra (FOTO)

45-vjeçarja që peshon 272 kg: Doja të haja dhe hëngra (FOTO)

Një grua 45-vjeçare ka rrëfyer jetën e saj të vështirë nga vdekja e papritur e babait dhe depresioni i mamasë, që e bënë ta kalonte fëmijërinë duke ngrënë aq sa i vinte edhe për të vjellë.

Ajo është Tamy Lyn Murrell dhe tani peshon plot 272 kilogramë. Gruaja obeze ka arritur në pikën që stomaku i saj varet deri në tokë.

Murrell nga Amerika ka treguar se ishte vetëm 8 vjeç kur babai erdhi në shtëpi dhe vdiq papritur nga një atak në zemër.

“Kur babai më vdiq, nëna zuri shtratin pasi e zuri depresioni. Ishte njësoj sikur ta humbja edhe atë. Haja çfarë të doja, kur të doja. Ushqimi ishte miku im, prindi im dhe i dashuri im. Mamaja më jepte paratë për pazar dhe unë blija çokollata, akullore e çfarë të më kapte dora. Haja aq shumë, sa më vinte për të vjellë. Doja të haja dhe hëngra”, tregon 45-vjeçarja.

“Daily Mail” shkruan se Tamy u martua dhe ka një djalë, por obeziteti i saj e ka bërë të vështirë marrëdhënien me burrin. Gjithsesi, çifti nuk është ndarë pasi bashkëshorti është i vetmi person që mund të kujdeset për gruan obeze.

 

“Unë nuk po jetoj, thjesht po ekzistoj. Është e tmerrshme”, shprehet Tamy.