MODELJA LARGOHET NGA SHTËPIA/ Irina Shayk braktis Bradley Cooper – AlpeGossip
MODELJA LARGOHET NGA SHTËPIA/ Irina Shayk braktis Bradley Cooper

MODELJA LARGOHET NGA SHTËPIA/ Irina Shayk braktis Bradley Cooper

Irina Shayk është larguar nga shtëpia në të cilën jetonte me Bradley Cooper.

Javën e kaluar u tha se marrëdhënia e tyre “varej nga një fije peri” por supermodelja duket se ka bërë hapin e para pasi është larguar nga shtëpia e tyre 4.5 milionë dollarëshe në Pacific Palisades.

Dyshja që ka qenë në një lidhje që nga viti 2015, ka jetuar bashkë me vajzën 2-vjeçare Lea De Seine.

Një burim tha për “The Sun” se gjërat janë ftohur shumë mes Bradley-t dhe Irina-s.

“Ata nuk kanë qenë mirë për disa muaj dhe Irina vendosi se do të ishte më mirë nëse ajo do të shkonte në shtëpinë e saj”.

“Nuk duket se ka mbetur shumë kohë për të dy, para se t’i japin fund njëherë e mirë”.

Vajza e tyre është faktori i vetëm që mban së bashku modelen 33-vjeçare dhe aktorin 44-vjeçar.

Një burim tha për “Page Six”: “Ata vazhdojnë të përpiqen për shkak të vajzës së tyre”.

“Gjërat nuk janë mirë. Asnjëri nuk është i lumtur. Marrëdhënia varet nga një fije peri”.

Lajmi i trishtë për çiftin vjen vetëm pak muaj pasi Lady Gaga u përfol se ajo dhe Bradley ishin në një lidhje pas performancës së këngës “Shallow” në Oscars në shkurt.

Gaga mohoi gjithçka, por të ketë ndikuar kjo te Irina?