FUNKSIONON MË SË MIRI/ Përzierja me 4 përbërës natyral që zhduk strijat – AlpeGossip
FUNKSIONON MË SË MIRI/ Përzierja me 4 përbërës natyral që zhduk strijat

FUNKSIONON MË SË MIRI/ Përzierja me 4 përbërës natyral që zhduk strijat

Shenjat e strijeve janë rezultat i dëmtimit që ndodh në nivel qelizor në organin e lëkurës. Ndryshimet drastike çojnë në prishjen rradhëve të fibrave duke bërë që në lëkurë të shfaqen disa vija në fillim të kuqe që më pas shndërrohen në të bardha.

Kofshët, vithet, barku dhe ijet janë zonat më të zakonshme ku krijohen strijet, por kjo nuk do të thotë që këto të fundit nuk shfaqen në krahë, në gjoks apo në vende të tjera.

Lëkura e shtriqur  do të përpiqet të riparojë veten sa më mirë që mundet; por, në shumicën e rasteve është shumë e vështirë të ndryshohet pamja e shenjave të shtrirjes.  Këtu lind nevoja e përdorimit të kremrave apo locioneve që zbehin pamjen e tyre dhe më poshtë do t’ju tregojmë si të përgatisni në kushte shtëpie kremin që ndihmon në trajtimin e strijeve.

Vitamina E është zgjidhja!

Ajo që duhet të bëni është të të aplikoni një sasi të vogël të vajit të Vitaminës E direkt në lëkurë, e cila do të absorbohet shpejt në epidermë. Duhet të aplikohet para se të shkoni në shtrat ose nëse keni planifikuar të qëndroni në shtëpi gjatë, pasi duhet të përthithet mirë nga lëkura.

Gjithashtu, vaji i Vitaminës E (direkt nga kapsula) mund të përzihet në mënyrë të sigurt me përbërës të tjerë që janë të dobishëm në zbehjen e strijave ! Më poshtë do të japim një përgatitje

Përbërësit:

2 lugë gjelle vaj Vitamina E
½ filxhan Vaj bajame
½ filxhan Vaj jojoba
¼ filxhan sheqer kaf

Udhëzime:

1. Përzieni të gjithë vajrat me ndihmën e një shkopi të hollë e më pas shtoni sheqerin.
2. Aplikojeni butësisht në zonat ku janë shfaqur sprijat çdo ditë derisa të shihni përmirësim! Kjo masë homogjene jo vetëm që ndihmon në këtë problem, por hidraton lëkurën dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e saj