Pas ndarjes nga Nora Istrefi, Robert Berisha është përfolur disa herë për një lidhje të re dhe mes emrave të përmendur ka qenë edhe moderatorja e sportit Lei Kraja. Thashethemet kanë nisur pas deklaratave që Lei ka dhënë për Robertin duke e shprehur hapur pëlqimin ndaj tij.
E pyetur nëse do ishte Robert Berisha i dashuri i saj, Lei është përgjigjur: “Pse jo, është i bukur, i gjatë, ka trup, i zgjuar, kërcimtar”.
Të njëjtën përgjigje Lei dha edhe pak kohë më parë kur u pyet se çfarë ka për të thënë tani që Roberti është beqar. “Roberti është i gjatë, i bukur, vetëm me qenë e verbër mos ta shoh”, tha Lei.
Megjithatë Robert Berisha i ftuar sot në “Wake up”, ka deklaruar se Lein e sheh vetëm si motër.
“Respekt si për një motër”, tha Roberti për moderatoren duke mos e komentuar më tej.